Sot ajo është një moderatoret më të njohura. Dhe imazhin e saj e kemi parë shpesh në ekranin e Tv Klan teksa moderon programe nga më të ndryshmet. Me një karrierë të gjatë, Alketa Vejsiu është një figurë mjaft e dashur për publikun.

Si moderatore e një talent show, në “X Factor”, ajo tregon se fillimet e saj të karrierës nuk ka qenë fort të lehta. Duke marrë shkas nga thjeshtësia që tregoi grupi i djemve “Blue eyes” teksa përmendën udhëtimet në autobus, moderatorja tregon se që nga mosha 14-vjeçare kur ka nisur të punojë, rrugën për në punë ajo e bënte me fugon.

Me modesti Alketa Vejsiu tregon gjithashtu se dhe në udhëtimet e saj nëpër Europë preferon më tepër që të përdorë transportin publik.

“E kam bërë unë fugonin nga rruga e Kavajës e deri tek Pallati i Kulturës kur punoja me Verën. Isha 17-vjeçe dhe nuk merrja dot patentë makine. E kisha filluar punën që 14-vjeçe. Me një fugon shkoja në punë dhe me një kënaqësi bëja xhiron me autobusin e Tiranës së Re. Kështu që është shumë qejf në autobus ndonjëherë. Madje dhe ekskursionet e të rinjve me autobus ishte qejfi më i madh i të rinjve. Kështu që autobusi është prestigj, nuk është autobusi kështu një gjë që ta nënvlerësojmë. Mjetet e transportit publik janë shumë argëtuese. Unë udhëtoj me tren shumë dhe në Europë, vdes të udhëtoj me tren”, tregoi moderatorja./tvklan.al