Performancat e kësaj nate në “X Factor” nuk kishin se si të mbylleshin më bukur. Grupi “Vashat” performuan të fundit, por ditën se si ta zotëronin skenën. Harmonia e tyre bëri që i gjithë publiku, përfshirë këtu dhe Arilena Arën, të ngriheshin në këmbë dhe të kërcenin në tingujt e muzikës. Ndërkohë që juria nuk kishte se çfarë të shprehte më shumë veçse mahnitje.

Adi Krasta: Ishte e pamundur që të mos iu pëlqeje shumë.

Soni Malaj: Bravo! Fantastike! Më pëlqeu shumë veshja juaj në skenë, të gjitha vajzat bravo për të gjitha pjesët solistike.

Young Zerka: Super perfomancë. Mua më duket sikur nga java në javë po i mungoni skenave të mëdha, një grup si ju të jetë në skenat e mëdha shqiptare.

“Vashat” në të gjitha performancat e tyre kanë zgjedhur këngë të huaja, prandaj Soni Malaj me të drejtë pyeti se kur do të këndonin një këngë shqip. Mesa duket ato ishin përgatitur edhe për këtë. Si përgjigje ato performuan këngën “Shpirt i shpirtit tim” të Aurela Gaçes./tvklan.al