Valdrini këtë javë ka zgjedhur të performojë këngën “Delilah” nga Tom Jons në spektaklin e mbrëmjes së sotme së “X Factor Albania” në Tv Klan, një kërkesë kjo nga java tjetër e anëtarit të jurisë, Adi Krasta.

Edhe pse u cilësua si një zgjedhje e vështirë duket se Valdrini arriti të marrë vlerësimet më të mira nga juria.

Adi Krasta: Kjo këngë sa kam marrë informacion gazetaresk unë të ka shqetësuar ty gjatë javë. Mos të them të ka frikësuar, të ka kërcënuar sepse kënga në dukje e gëzuar është këngë e vështirë. Do që të keshë diafragmë, korda, duhet ta mbështesësh mirë. Nuk ka moshë për këngët. Këngët e mëdha janë këngë të përjetshme ato duhet të këndohen fuqishëm. Unë jam shumë i lumtur që ti sot ke bërë shumë të kënaqura ca vajza të reja 80-vjeçare që janë përhapur në të gjithë botën. Ato janë ‘delilah’ tona dhe është një histori dashurie. Më vjen shumë mirë që Vera e mbështeti këtë kërkesë dhe e ndërtoi baletin me fustanin e bukur dhe me balerinët e mirë. Ka nevojë për të tilla momente spektakli dhe këngëtari ka nevojë për këtë lloj ngjyrimi.

Arilena Ara: Mirëseerdhe në ‘X Factor’ Valdrin. Që pas ‘Purple Rain’, mirëseerdhe në ‘X Factor’.

Soni Malaj: Dua të falenderoj shumë (i drejtohet Adit) për këtë javë të vështirë që kemi pasur. Një këngë me një tempizëm dhe Valdrini e ka punuar shumë pjesën e strofave për të shprehur fjalët e këngës sepse bëhet fjalë për një histori tradhtie që kalon në tragjedi dhe pastaj për të kaluar në ca fraza të gjata në refren në formë valsi dhe për këtë duhej një diafragëm vërtetë e mbështetur mirë. Më vjen mirë që ja ke dhënë këtë sfidë Adi dhe e ka realizuar shumë mirë. Jam shumë krenare.

Young Zerka: Më vjen mirë që Valdrini është rikthyer dhe është rikthyer shumë mirë. E ka realizuar këtë këngën jashtëzakonisht perfekt. Një këngë shumë e mirë. Adi të përgëzoj. Besoj se do të marrësh shumë vota nga vajzat e reja 80-vjeçare. Vazhdo kështu sepse këto dy javë më ke pëlqyer jashtëzakonisht./tvklan.al