Në prag të festave të Nëntorit edhe studioja e emisionit “Dance with me” mori ngjyra kuqezi. Drejtuesja e emisionit, Alketa Vejsiu, bëri thirrje që të gjithë shqiptarët të vendosin flamurin kombëtar në shtëpi dhe makina.

Ajo u ktheu përgjigje edhe komentuesve në Instagram për udhëtimet jashtë vendit. “Shyqyr jemi të lirë. Ka liri për të udhëtuar nuk ka më viza”, tha ajo duke shtuar se është krenare që është shqiptare dhe s’ka për ta harruar asnjëherë origjinën e saj.

“Blijeni flamurin e kuq dhe vendoseni në çdo ballkon dhe në çdo Makinë. Unë do ta bëj. Populli i Instagramit shpesh na konteston kur lëvizim jashtë Shqipërisë, mua në mënyrë të veçantë. Më thonë “hë ti që e do Shqipërinë pse del jashtë”. A thua jemi në vitet kur shqiptarët nuk dilnin jashtë kufijve. Shyqyr jemi të lirë. Ka liri për të udhëtuar, nuk ka më viza. Sa mirë që të rinjtë ikin dhe kthehen me modele suksesi që mund t’i sjellin këtu në vendin e tyre. Unë jam krenare që jam shqiptare dhe këtë e them pa patriotizëm. E them sepse kam respekt për origjinën time dhe s’do e harroj asnjëherë nga kam ardhur dhe si jam bërë. Edhe i detyrohem shumë publikut shqiptar patjetër. Mendoj se jam produkt i publikut shqiptar jo i asaj që unë bëj. Kështu që faleminderit Shqipëria”, tha Vejsiu. /tvklan.al