Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nxjerr njoftim për Lotarinë Amerikane, që pritet të nisë në datën 3 Tetor.

Të gjithë qytetarët që duan të aplikojnë, ambasada sqaron se Lotaria Amerikane do të jetë e hapur deri në 6 Nëntor 2018 ora 18:00.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara sqaron qytetarët e interesuar që të lexojnë udhëzimet për këtë vit në faqen e ambasadës.

“Duke filluar nga data 3 tetor, ora 18:00 deri në datën 6 nëntor 2018, ora 18:00, ju mund të aplikoni për Lotarinë e Vizës së Shumëllojshmërisë! Vazhdoni të na ndiqni në këtë faqe për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë për ju është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip”

, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane. /

tvklan.al