Dashuria për poezinë ka bërë që një nga vizitorët e veçantë të festivalit ndërkombëtar “Poeteka” që po zhvillohet në Durrës të jetë edhe ambasadori amerikan John Withers. Gjatë fjalës për promovimin e librit të WEall Tevenes, ai u shpreh se lidhjet e tij me poezinë burojnë që nga fëmijëria.
John Withers: “Ky është një rast vërtetë i mrekullueshëm, është viti i 4 i “Poetekës” që mbahet në Durrës. Festival i cili po vjen gjithnjë e më shumë në vëmendje. Një ndër ngjarjet e shënuara për poetët, eseistët dhe shkrimtarët nga mbarë Europa.”
Evenimenti është përshëndetur edhe nga ministri i Kulturës Ylli Pango, i cili ka garantuar mbështetjen e tij për të tilla aktivitete.
Ylli Pango: “Është do thosha një nga aktivitetet më të ndjera dhe më të organizuara bukur. Në të gjitha aktivitetet që ne mbështesim financiarisht si ministri dhe arsyeja është shumë e thjeshtë e bëjnë e organizojnë njerëz të cilët ndjejnë dhe bëjë poet.”
Libri i autorit amerikan Wall Stevens është përkthyer nga deputeti Paritë Feriçi, i cili ka marrë përgëzimet me këtë rast./tvklan.al
Gazetare: Enkelejda Arapi