Bamir Topi: “Më lejoni që të vlerësoj një kthim të situatës, mbasi u kalua situate kritike me basenet, tani po kalohet gati, gati-gati çdo ditë në situata më normale dhe nga ajo që na u referua dhe nga ajo që e pamë me sy, ka një absorbim të dukshëm të ujit nga Buna dhe jam i bindur që më masat e marra dhe me masat që po merren, kjo situatë edhe me ndihmën e kushteve të motit, që për fat të mira ka kthyer, situata do të kthehet në normalitet. Unë i bëj thirrje të gjithëve që të vazhdojmë bashkëpunimin, të ketë një evidentim të qartë të të gjitha dëmeve që kanë ardhur nga kjo situatë. Strukturat qendrore me strukturat e pushtetit vendor të bëjnë të mundur që gjithçka të kompensohet dhe jam i bindur sikurse është premtuar, të ketë një kompensim real të drejtë mbi bazën e një gjykimi profesional dhe të gjithë t’i kthehen pastaj jetës normale./tvklan.al