Ambasadori amerikan ne Tirane, John Withers, i ka bere thirrje opozitës shqiptare te lere bojkotin dhe t’i kthehet sallës se parlamentit.
Pas një takimi te zhvilluar me kryeparlamentaren Topalli, nen prezencën e ambasadorit te Komisionit Evropian, Lohan dhe atij të Suedisë e Spanjës, diplomati amerikan tha se bojkoti i kuvendit nuk është ne te mire te vendit dhe se mes palëve duhet te ketë dialog.
John Withers: “Takimi me zonjën Topalli ishte për te folur për situatën politike ne vend dhe padyshim për te folur për një zgjidhje për bojkotin e opozitës. Dua te qartësoj qëndrimin e Shteteve tw Bashkuara. Bojkoti nuk është ne te mire te vendit ndaj dhe ne kërkojmë qe opozita te jete ne kuvend. Padyshim qe duhet t’i jepet një zgjidhje krizës politike nga lidershipi politik. Për këtë duhet dialog mes palëve.”
Thirrja e ambasadorit te SHBA vjen vetëm 2 dite pasi komisioneri për zgjerimin e komisionit evropian, Olli Rehn, pas takimit me zv/kryeministrin Meta ne Bruksel i kërkoi Partisë Socialiste te ndërpresë bojkotin për te ardhmen evropiane te Shqipërisë./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka