Menada Zaimi: Zoti Lohan. Ju thatë se marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë janë marrëdhënie inkurajuese. A nuk ishin këto të tilla dhe në vitin 2008. Çfarë do të thotë më tepër marrëdhënie inkurajuese BE-Shqipëri?

Helmut Lohan: “Kjo që doja të thosha është që Shqipëria tani, ka pritshmëri më të larta për Shqipërinë, sidomos në përputhje me standardet evropiane. Kështu që duke pasur të gjithë këtë parasysh KE merr ecurinë apo progresin e Shqipërisë dhe ajo që shikojmë ne që ka shenja inkurajuese të këtij progresi”.

Menada Zaimi: Zoti ambasador. Nëse do të bënit një krahasim mes progres-raportit të vitit 2008 me atë të vitit 2009. Është përmirësuar gjuha e BE-së rreth Shqipërisë, rreth hapave që ajo ka bërë për të progresuar drejt BE-së?

Helmut Lohan: “Ajo që do të thosha është e vështirë që të bësh një krahasim mes raportit të këtij viti dhe atij të vitit të shkuar. Gjithsesi po të shikojmë gjuhën teknike që është përdorur, atëherë do të vëmë re që këtë vit përsa i përket fushave të caktuara të standardeve. Atëherë do të shikojmë që ka.. këto fusha janë më të shumta. Ato fusha të paktën ku ka patur një progres të caktuar. Pra siç e dini dhe ju, se themi notat që jepen. Janë progres i mirë, një progres i disitë ose i caktuar, ose aspak progres. Pra fushat në të cilat ka pasur një progres të caktuar kanë qenë më të shumta këtë vit”.

Menada Zaimi: Krahas bojkotit të kuvendit, opozita i ka shtuar aksionet e saj politik protestat popullore dhe së fundmi mospjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme lokale të muajit nëntor. Si e shikoni këtë përshkallëzim të qëndrimeve opozitare?

Helmut Lohan: “Një demokraci funksionale i ofron qytetarëve të saj një zgjidhje të vërtetë ose zgjedhje më saktë të vërtetë demokratike dhe kjo janë zgjedhjet. Po ashtu një demokraci funksionale, i ofron qytetarëve të saj një forum i cili duhet të jetë pikërisht vendi i debatit demokratik apo politik, dhe vendi i vendimmarrjes politike apo demokratike dhe ky vend është parlamenti. Në progres-raport, vihet re që për shkak të zgjedhjeve dialogu politik mes partive kryesore politike në Shqipëri është përkeqësuar. Dhe kjo ka bërë që edhe ecuria apo progresi për Shqipërinë të jetë më i vonuar për disa çështje kyçe në lidhje me reformat. Prandaj edhe ne nuk kemi parë në fakt në një progres në lidhje me reformat që në këtë parlament të ri dhe ndaj është e rëndësishme që dialogu politik, të kthehet aty ku ka qenë më parë dhe ta shikojmë atë që të ndodh, pra këtë dialog politik dhe këtë vendimmarrje politike në parlament”.

Menada Zaimi: Zoti Ambasador. Duke parë edhe frymën e progres-raportit. A prisni që brenda këtij muaji, muajit tetor të mund të shqyrtohet kërkesa e Shqipërisë për.. tashmë ka aplikuar vendi ynë për statusin e vendit kandidat. A gjeni ndonjë vend të BE-së që mund ta bllokoj këtë proces?

Helmut Lohan: “Nuk ka bllokim. Pikë së pari shtetet anëtare të BE-së apo ajo që njihet si këshilli i ministrave. Do t’i kërkojnë KE-së në vjeshtë që të përgatis një opinion për kërkesën e Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Kjo kërkesë pritet që të bëhet pasi të jetë miratuar dhe kushtetuta e parlamentit të ri të Gjermanisë, e cila duhet riparë për arsye të një pjese të re legjislacioni. Atëherë në ato moment KE-së do ti bëhet kërkesa që të japi një opinion për kërkesën që ka bërë Shqipëria dhe atëherë do të filloj puna menjëherë e cila do të çoj në opinionin e KE-së dhe në këtë opinion, pra në këtë dokument që do të dorëzohet do të përfshihet edhe ai rekomandimi ynë që do të shikoj nëse Shqipërisë duhet ose jo, ose të mos ti jepet statusi i vendit kandidat për BE-n. Dhe vetëm atëherë shtetet anëtare të BE-së, pra këshilli i ministrave do të kenë mundësi që të merren me të vërtetë më atë që është substanca e aplikimit të Shqipërisë për anëtarësim në BE”…./tvklan.al