Amendimet e ligjit të prokurorisë të bërë nga ministria e drejtësisë dhe të miratuara nga këshilli i ministrave një ditë më parë i bëjnë disa ndryshime esenciale ligjit që rregullon  mënyrën e organizimit dhe funksionimit të organit të akuzës.

Këto ndryshime që pasi kanë marr ok e qeverisë do ti kalojnë komisionit të ligjeve për shqyrtim dhe më pas parlamentit për miratim,  prekin nene të rëndësishme të ligjit aktual. Si ai për shmangien e konfliktit të interesit, përcakton rolin e këshillit të prokurorisë i cili duket se do të ketë funksione më të mëdha këshillimore në ndihmë të kreut të prokurorisë së përgjithshme. Por gjithashtu bën dhe ndarjen e kompetencave të këtij këshilli dhe prokurorit të përgjithshëm.

Gjithashtu këto ndryshimi vendosin kritere të reja për transferimin, ngritjen në detyrë si dhe pezullimin apo shkarkimin e prokurorëve. Sipas ligjit të ndryshuar të organit të akuzës prokurori i përgjithshëm është i detyruar të raportoj dhe jo më të informoj përpara parlamentit për ecurinë e punës në këtë institucion.

Një ndryshim tjetër i bërë në ligjin aktual të prokurorisë është dhe ai që i jep ministrisë së drejtësisë të paraqesë të paktën një herë në vit përpara parlamentit një raport për inspektimet e kryera në prokurorinë e përgjithshme.

Raport mbi të cilin vete kreu i organit të akuzës ka të drejtë të jap mendimin e tij gjithashtu në parlament.

Mbi bazën e rezultateve të kontrollit ministri i drejtësisë kur është mund të paraqesë rekomandimet e tij për marrjen e masës disiplinore ndaj kryeprokurorit, rekomandim i cili i njoftohet dhe presidentit të republikës.

Ne amendimet e ligjit është sanksionuar dhe mandati drejtues 5 vjeçar i kryeprokurorit, ndryshim i parashikuar dhe në kushtetutë. Që pas ndryshimeve që ju bënë ligjit themeltar të vendit nga parlamenti në 21 prill.

Amendimet që ministria e drejtësie i ka bërë  ligjit të prokurorisë janë hartuar së bashku me 2 misionet që asistojnë institucionet e vendit në fushën e ligjeve Euralius dhe Opdat./tvklan.al