Anëtarësia e Partisë Socialiste në Lushnje reagon ndaj sulmeve të Asamblesë së rrethit kundër kryetarit të degës Leonard Gogu, i cili i kërkoi lidershpit të selisë Rozë që të respektojë statutin dhe partinë duke u larguar në këtë mënyrë pas humbjes së zgjedhjeve.
Pas këtyre deklaratave Gogu u vu në shënjestër të një pakice të Asamblesë të Lushjnes, por për anëtarësinë dhe simpatizantët e Partisë Socialiste kjo lëvizje për të eliminuar zërat ndryshe është e turpshme dhe e rrezikshme.
“Meqenëse statuti i Partisë Socialiste thotë, po humbe zgjedhjet duhet të japësh dorëheqjen kështu që duhet zbatuar statuti, unë kështu mendoj. Kryetari i Partisë Socialiste të Lushnjes është njeri me vlera mesa e njoh unë edhe ai sha me një mendim të tij, mendimin e lirë. Ne nuk duhet të dënojmë njerëzit për mendimet e tyre të lira.”
“Për faj të atij e gjithë humbja, e kupton. Edhe prandaj të kishte hequr dorë, pse ndenji deri kaq. Ai ka të drejtë. Leonard Gogu, ka shumë të drejtë. Të heqë ai dorë ai jo të heqi Leonardi, se ai bëri humbjen. Çfarë kërkon tjetër ai?”
“Duhet të japi patjetër dorëheqjen. Edi Rama nuk duhet të vërë diktat mbi njerëzit e vet. Tani është e aprovuar, ka hyrë kryetar partie, ndjek një politikë të diktatit të përgjithshëm, për mua nuk është korrekt. Leonard Gogu në intervistën që ka bërë u tregua shumë korrekt, zbatoi statutin, të drejtat e anëtarëve. Ndërsa ato të tjerët që deshën të lexojnë ato të deshifruara nga kryesia e Partisë në Tiranë ishin të njejta me atë të Shkodrës dhe tregojnë se është një diktat që u bëhet të gjithëve për pikëpamjet e veta.”
E njëjta pakënaqësi por sulmet e ndërmarra ndaj atyre që kanë kërkuar largimin e Ramës në radhët e Partisë Socialiste është shfaqur në selisë rozë, në Asamblenë Kombëtare të saj dhe në bazë.
Një ditë më parë anëtari i kruesish Arben Malaj bëri thirrje publike që të ndalet sa më parë fushata penalizuese ndaj kritikëve të Ramës, duke thënë se ky fenomen përjashtimesh dhe nxitje përplasjesh është ngjarja më e rëndë që po ndodh në historinë e Partisë Socialiste./tvklan.al
Gazetare Anila Sefa