Anastas Angjeli: “Padyshim që ndikimi më kryesor janë fenomenet dhe pasojat që erdhën nga kriza globale, rënia ekonomike, rritja e deficitit buxhetor, rritja e borxhit, ulja e të ardhurave nga emigracioni. Padyshim që ndikim tjetër është edhe vetë sistemi i kredisë në ekonominë tonë, po ajo që është më e rëndësishme është ulja e eksporteve tona dhe veçanërisht rritja e deficitit buxhetor. Këtu ka pasur një ndikim të madh dhe etja apo uria e qeverisë për para sidomos në tregun e brendshëm e cila u shoqërua dhe me një rritje të interesave të bonove të thesarit. Gjithë këta faktor po t’i marrësh në kompleksin e tyre dhe po të mendosh që edhe Shqipëria vazhdon të jetë një unazë e një ekonomi në unazën e euros e rrethuar prej saj. S’ka se si të mos mendoni që presioni në rritje i euros ndaj lekut shqiptar do të sillte në një zhvlerësim i cili unë mendoj se do të vazhdojë deri në fund të vitit. Pasojat janë edhe në ekonominë reale, edhe në buxhetet familjare të qytetarëve. Janë në ekonominë reale për shkak të sistemit të kredimarrjes dhe kredidhënies të biznesit në raporteve të lekut me euros. Janë për qytetarët sepse qytetarët me të njëjtat para nuk do të blejnë më të njëjtat mallra dhe shërbime, po do të blejnë më pak. Kjo fuqia blerëse e lekut sa po shkon dhe ulet, çka do të thotë që niveli i jetesës së tyre do të vijë duke u ulur”./tvklan.al