Trajneri i Anglisë, Le Carsley, ka bërë publike listën me lojtarët që do të jenë të grumbulluar për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Greqisë dhe Finlandës.

Dominic Solanke rikthehet në kombëtaren e “Tre Luanëve” pas shtatë vitesh mungesë, ndërsa Jude Bellingham dhe Kyle Walker, të cilët munguan në sfidat e Shtatorit, do të jenë gjithashtu të pranishëm.

Do të mungojnë Marcus Rashford, Harry Maguire, James Madison dhe Jarrod Bowen.

Anglia do të luajë me Greqinë më 10 Tetor, ndërsa sfida ndaj Finalndës është planifikuar të luhet më 13 Tetor.

LISTA:

/tvklan.al