Anija e marinës ushtarake italiane ‘Libra’ është nisur nga ujrat e detit Mesdhe drejt Shqipërisë. ‘Libra’ ka në bord 8 azilkërkues që u shpëtuan të hënën e kaluar në ujërat ndërkombëtare në jug të Lampedusas nga autoritetet italiane.
Fillimisht ishte planifikuar që drejt kampit të Gjadrit të zhvendoseshin nëntë persona, por personi i nëntë, me origjinë nga Bangladeshi, u gjykua se ishte shumë e moshuar dhe me shëndet të dobët ndaj iu mundësua qëndrimi në Itali. Anija ushtarake ‘Libra’ ka një kapacitet për transportin e rreth 200 pasagjerëve ndaj konsiderohet e dështuar përpjekja e qeverisë Meloni për të mbledhur një grup më të madh azilkërkuesish për t’i transferuar drejt Shqipërisë.
Mbërritja e mjetit lundrues patrullues të Marinës italiane në brigjet italiane është planifikuar për mëngjesin e nesërm. Emigrantët u kapën dhe u shpëtuan të hënën e kaluar në ujërat ndërkombëtare në jug të Lampedusa nga autoritetet italiane.
Ato do të dërgohen fillimisht në portin e Shëngjinit, ku do të përcaktohen procedurat e identifikimit dhe më pas ata do të transferohen në qendrën e Gjadrit.
Është transferimi i dytë i parashikuar nga sistemi i ri për menaxhimin e emigrantëve që vijnë në brigjet italiane të kërkuar nga qeveria e Giorgia Melonit. Nuk është e qartë nëse gjykatat italiane do t’i vëne në pikëpyetje këto transferime si në rastin e parë.
Klan News