E kemi parë të rritet përpara syve të publikut, një vajzë e vogël, e buzëqeshur,energjike dhe që talenti dukej se do ta çonte larg. Sot ajo është kthyer në një artiste të re e që tashmë ka nisur të realizojë projektet e saj siç është mini-albumi i parë me 5 këngë në anglisht, i titulluar “I don’t wanna wait”.
Personazhi për të cilin po flasim është Anna, vajza e kantautorit dhe moderatorit Ardit Gjebrea. Tashmë Anna i hedh vetë hapat e saj në muzikë dhe ka rikrijuar edhe imazhin e saj pasi njihet me emrin Brea. Nënkuptimin e tij ajo e zbulon në programin “Rudina” në Tv Klan.
Rudina Magjistari: Ej Brea! Më duket çudi të të thërras Brea sepse Annën e vogël e kemi parë të rritet parasyve tanë se ti ke dashur, s’ke dashur ke qenë personazh publik që e vogël, në krahët e babit për dore, por që pak nga pak ti zgjodhe rrugën e muzikës. S’kishte si të ndodhte ndryshe, duke qenë vajza e një muzikanti kështu që e ke në gjen muzikën. Sot vjen si Brea, ta nisim nga Brea, është emri yt i artit që ke zgjedhur, pse Brea?
Brea: Duke qenë se mbiemri im është Gjebrea, kam marrë 4 gërmat e fundit dhe e kam bërë Brea.
“Breaishername” është emri me të cilin mund ta gjeni Anna Gjebrean në të gjitha rrjetet e saj sociale. Por pse ka zgjedhur të mos identifikohet si Anna Gjebrea?
“E doja një emër pak më të veçantë meqenëse të gjithë më lidhin me babin dhe thashë pse mos të jem edhe unë e veçantë?”, u shpreh Brea./tvklan.al