Në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është hedhur shorti për të shqyrtuar ankimimin e vendimit të dhënë nga Shkalla e Parë ndaj Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshit, që i shpalli fajtor për blerje votash.

Sipas shortit të hedhur sot, trupa gjykuese do të përbëhet nga gjyqtarja Daniela Shirka që është kryesuese dhe anëtarët Dhimitër Lala e Iliriana Olldashi.

GJKKO e dënoi Fredi Belerin me 2 vite burgim për korrupsion në zgjedhje.

Ai u arrestua më 12 Maj 2023, 2 ditë para zgjedhjeve vendore.

/tvklan.al