Pasi dëgjoi për afro 6 orë përballjen mes SPAK dhe Ilir Metës e Monika Kryemadhit, Gjykata e Posaçme e Apelit la të pandryshuara masat e sigurisë ndaj tyre.
Kështu, ish-Presidenti Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në qeli, teksa deputetja Monika Kryemadhi do të paraqitet përballë oficerëve të policisë gjyqësore.
Në seancë Meta duke pretenduar se SPAK ka manipuluar provat, kundërshtoi 5 episodet ku hetuesit e dyshojnë se është përfshirë në paligjshëri.
Ndërkohë në përfundim, avokati i tij Genc Gjokutaj, tha se ishte vendim i pritshëm.
“Gjykata e Apelit është njësoj si GJKKO, mos më keq. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë dhe i Apelit janë të paarsyetuara, në kundërshtim me gjithë parametrat”.
Edhe për Kryemadhin vendimi nuk ishte surprizë.
“Kalkulimet dhe analiza financiare e pabërë nga SPAK rezultonte që të manipulojë ose të falsifikojë me keqdashje deklarimet pasurisë tonat”.
Në Tetor, SPAK lëshoi masat e sigurisë për ish-çiftin Meta-Kryemadhi me dyshimet se kanë pastruar para, janë korruptuar dhe nuk deklaruan pasurinë.
Tv Klan