Gjykata e Apelit la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për autorin e dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ngjarje që ndodhi më 18 Nëntor.
Kujtojmë se ai kërkoi lirinë duke kërkuar zëvendësim mase sigurimi me pretendimet shëndetësore, por kjo u refuzua nga gjykata.
14-vjeçari, i cili dyshohet se vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, ndodhet në Burgun e Kavajës aty ku futen të miturit në konflikt me ligjin.
Gazetari Merin Maçi bëri me dije se seanca zgjati për rreth 60 minuta ku 14-vjeçari u paraqit me pranga në duar.
“Avokatët e tij kanë apretenduar se ai është në një gjendje të vështirë shëndetësore, por Gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë këtë pretendim duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë”, tha Maçi.
Ndaj tij ka dy akuza, një për vrasje në rrethana cilësuese dhe tjetra armëmbajtje penale. Ky dënim përcaktohet deri në 12 vite burg, por deri më tani çështja është ende nën hetim.
Pak ditë më parë doli edhe akt-ekspertiza e mjetit prerës me të cilin u krye krimi i rëndë. Në thikë u gjetën gjurmë të ADN-së të dy 14-vjeçarëve, njërit që humbi jetën dhe tjetrit që u plagos.
Tv Klan