Pamjet qe jeni duke pare nuk i përkasin një lufte reale, por një demonstrimi  te trupave te batalionit te forcave speciale dhe regjimentit të forcave komando.

Ne këtë repart është inauguruar poligoni i luftimeve urbane një investim ky i Shteteve te Bashkuara te Amerikës prej 1,5 milion dollar.

Te pranishëm ne këtë ceremoni kane qene ambasadori i SHBA, John Withers dhe Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

Arben Imami: “Lufta ndaj terrorizmit dhe mbrojtja e popullsisë civile janë prioritare për ne dhe për NATO-n në tërësi. Rritja e kapaciteteve operacionale nëpërmjet ndërtimit të ambienteve të tilla moderne dhe kualifikimi i stafit ushtarak është një domosdoshmëri për ne si vend anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut.”

Sipas kryediplomatit amerikan modernizimi i ushtrisë është një kusht themelor për luftën ndaj terrorizmit.

John Withers: “Në botën e sotme nuk ka një luftë më të madhe se ajo kundër terrorit global. Ky kompleks që inaugurojmë sot është shumë i rëndësishëm në trajnimin kundër luftës ndaj terrorit.”

Për me shume se një ore efektive te batalionit te forcave speciale te mbështetur edhe nga komandot kane bere demonstrimet e aftësive te tyre luftuese ne këtë poligon./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani