Lajme Arkiva 2004

Deputeti Arben Imami  e konsideron deklaratën e kryekomisionerit evropian një  apel ndaj qeverisë shqiptare për të zbatuar sa më shpjet reformat që kanë ngecur. Sipas tij edhe kërkesa e zotit Prodi për stabilitet politik në vend i drejtohet mazhorancës që nuk respektoi marrëveshjen me opozitën.

Arben Imami: Zoti Prodi po kërkon dhe po kërkon nga qeveria shqiptare, besoj, nuk po kërkon nga të tjerët, qoftë edhe një shenjë të fillimit të luftës kundër korrupsionit, trafiqeve dhe krimit  të organizuar.  Që është shenjë e cila nuk po duhet, nuk po duket, nuk po e shohim as ne këtu dhe as ata atje, kjo është një thirrje të cilën  qeveria shqiptare duhet ta ketë në konsideratë. Për sa i përket stabilitetit politik, sërish flasim në terma jashtë Shqipërisë. Përgjithësisht ata që krijojnë stabilitet politik në Shqipëri janë ata që kanë pushtetin dhe jo opozita. Opozita i ofroi shumicës në verën e vitit 2002  një kompromis, një marrëveshje nga   e cila u zgjodh një president. U penguan zgjedhjet e parakohshme.

Në këto kushte deputeti Imami i sheh protestat e opozitës si e vetmja rrugë për të zgjidhur problemet në  vend./tvklan.al