Kryeprokurori i Republikës Arben Rakipi është kthyer sot në atdhe pas vizitës së tij në Itali dhe në SHBA ku është takuar me prokurorët e antimafias të cilët po merren me rrjetin më të madh të drogës të zbuluar deri tani ku të përfshirë janë shqiptarë. I sapo kthyer nga Amerika, Rakipi ka deklaruar se sipas provave të fundit, ka zyrtarë të tjerë në institucione shtetërore shqiptare të implikuar në këtë rrjet.
“Zyrtari më i lartë është ai që i ka dalë emri. Mund të jenë shumë, ne do të kërkojmë që të gjithë policët që kanë lehtësuar marrjen e pasaportave të falsifikuar nga ana që janë arrestuar të ndëshkohen. Përsa i përket arrestimit të Koçiut ai nuk duhet nënvlerësuar për aftësitë e tij atletike, ndoshta është akoma në gjendje të vrapojë derisa Rendi t’a kapë.”
Nesër Kryeprokurori Rakipi niset drejt Italisë në një intervistë 1 ditore ku do të takojë Kryeprokurorin italian Vinja dhe ministrin e Brendshëm Bianco./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori