Për rreth tre orë ministri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku është pyetur nga prokurorët e SPAK. Pas dëshmisë, ai nuk bëri të ditur për mediat çështjen për të cilën ka dëshmuar.
Arbjan Mazniku: Isha i ftuar si person që kisha dijeni për një ëështje, dhashë informacionin që kisha e mbarova pune.
Gjatë kohës që Mazniku dëshmonte, në SPAK u paraqit anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi. Për mediat, ai akuzoi drejtpërdrejtë Maznikun dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se kanë abuzuar me detyrën.
Belind Këlliçi: Ndërkohë që zv.kryetari i bashkisë Arbjan Mazniku hante biftek 1 mijë euro në Dubai aty ku rrinë kriminelët më të mëdhenj të botës. Keni parë protestat e qindra-mijëra familjeve që përziheshin dhe nxirreshin prej leckash nga shtëpitë e tyre.
Këlliçi paraqiti një kontratë që sipas tij, kompania “Vas constraktion” me firmën e Maznikut gjatë kohës që mbante detyrën e nënkryetarit të bashkisë së Tiranës, ka shembur 13 pallate në zona të ndryshme të Tiranës pas termetit të 2019-ës.
Klan News