Një studiues britanik pretendon se gërmimet në Nazareth të Izraelit kanë nxjerrë gërmadhat e shtëpisë ku u lind Jezu Krishti. Ken Dark, profesor tek universiteti Reading i studioi këto rrënoja prej 14 vjetësh.
Gurët dhe modelimi i llaçit ishin ndërtuar me shumë kujdes dhe nga dikush që kishte talent, si Josefi, babai i Krishtit, shprehet arkeologu.
Fillimisht këto rrënoja u zbuluan në vitet 1880, më pas u vëzhguan nga murgeshat në vitin 1930, por pa dalë në rezultate konkrete. Rreth viteve 1936 deri në 1964, një prift jezuit i ndërmori përsipër këto studime, por nuk u vu re nga studiuesit, derisa në vitin 2006 kjo u mor përsipër nga britaniku.
Sipas analizave të gurëve dhe vendit, mendohet se datojnë që prej shekullit të parë gjë që përforcon idenë se mund të ketë qenë vërtetë shtëpia ku u lind Krishti. Çfarë dimë nga Bibla është se babai i Krishtit, Josefi ishte zejtar dhe se banesa e gjendur kishte një oborr, një depo dhe tarracë.
“Pesë vjet kërkime intensive dhe ne nxorëm gërmadhat e një shtëpie të shekullit të parë dhe të disa kishave të shekujve 4-5, duke hedhur dritë mbi to. Prandaj do të ishte me shumë vend të thuhej se kjo mund të jetë shtëpia ku u lind Jezu Krishti për shkak të punimeve. Kushdo që e ka ndërtuar ka pasur shumë dorë për këtë zanat dhe ka përdorur gurët e vendit. Dyshemeja ka strukturë të krijuar me shkumës të ngjeshur dhe në të kishte gjurmë enësh qeramike dhe gur gëlqeror”, vijon Dark.
Zbulimet ishin mjaft interesante, por ka ende punë për kërkime dhe analiza të mëtejshme./tvklan.al