Këtij realiteti të pa eksploruar Universiteti i Venecias, më i miri në Evropë, i dedikoi një ekspozitë në ambientet për një muaj.
Për herë të parë, qasja e ideologjisë komuniste ndaj arkitekturës u vendos në qendër të një audience profesioniste ndërkombëtare.
“Under pressure”, “Nën presion” ishte puna dhe përpjekja e katër arkitektëve dhe urbanistëve për të deshifruar Shqipërinë komuniste duke shfrytëzuar si mjet arkitekturën.
Ekspozita zhvillohej në tetë etyde, nga ideologjia, disidenca, ateizmi, forma kombëtare e deri te arkitektura si mjet komunikimi.
Materialet e ekspozuara bën të lexueshme dëshmi sesi propaganda transformonte arkitekturën në funksion të pushtetit të asaj kohe.
Tv Klan