Trump vijon zgjedhjet për administratën e re, eliminon dy emra të përfolur
Nëntor 10, 2024
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka konfirmuar se Nikki Haley dhe ish-sekretari i Shtetit, Mike Pompeo nuk do të bashkohen me administratën e tij. “Unë nuk do të ftoj ish-ambasadoren Nikki Haley, apo ish-sekretarin e shtetit, Mike Pompeo, për t’iu bashkuar administratës Trump, e cila aktualisht është në formim. Më pëlqeu dhe vlerësova shumë punën me ta më parë dhe do të doja t’i falënderoja për shërbimin e tyre ndaj vendit tonw”, ka postuar Trump në rrjetet sociale. Haley, një ish-guvernatore e Karolinës së Jugut, e cila shërbeu si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara,...