Gjykata e Korçës ka lënë në burg 41-vjeçarin që tentoi të vriste me thikë  ish-partneren e tij. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë arrest me burg për Ilir Çamin, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë, kërkesë që u pranua nga gjykata.

Gjatë seancës për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë, Çami ka treguar pendesë për veprimin, ndërsa ka pohuar se shkak i konfliktit me Mandarina Çelën ishte një borxh prej 5 milion Lekësh që ajo nuk pranonte t’ia kthente.

Ilir Çami goditi me thikë paraditen e të mërkurës Mandarina Çelën, në afërsi të Spitalit të Korçës. 46-vjeçarja mori goditje me thikë në qafë dhe në dorë.

Tv Klan