Pompei kufizon numrin e vizitorëve për të mbrojtur qytetin nga mbiturizmi
Nëntor 9, 2024
Qyteti i lashtë i Pompeit do të kufizojë numrin e vizitorëve në 20,000 në ditë. Ky vendim merret si pasojë e numrit të lartë të vizitorëve. Këtë verë, një rekord prej 4 milionë njerëzish vizituan mbetjet e qytetit të lashtë romak, i cili u varros nën hi dhe shkëmb pas shpërthimit të Vezuvit. Drejtori i parkut arkeologjik, Gabriel Zuchtriegel, tha se vizitorët tani tejkalojnë një mesatare prej 15,000-20,000 çdo ditë dhe kufiri i ri ditor do të parandalonte rritjen e mëtejshme të numrave. Bëhet e ditur se gjithashtu përveç kufirit të vizitorëve, parku do të prezantojë bileta të personalizuara...