“42 kandidatët në garë për postin e drejtorit të policisë në qarqe, kanë dalë këtë të shtunë përpara komisionit, ku në 20 minuta kanë shpalosur platformën e tyre në rast se u besohet drejtimi i një prej 12 qarqeve”, raporton gazetari Merin Maçi.

Sipas rendit alfabetik, i pari që u intervistua nga komisioni i vlerësimit ishte Adriatik Tafçiu, për t’u pasuar më pas nga kandidatët e tjerë. Mes emrave që kanë shprehur interes për të qenë në krye të një prej drejtorive të policisë, janë dhe drejtues aktual.

Me mbylljen e procesit të intervistimit, komisioni i përbërë nga 3 drejtues të parë në radhët e Policisë së Shtetit, do të vendosë brenda 10 ditësh, 12 drejtorët e rinj.

Mënyra e përzgjedhjes së drejtorëve të rinj përmes konkurimit përcaktuar në ligjin e ri për Policinë e Shtetit, u aplikua për herë të parë në emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Ilir Proda, proces ky i përmbyllur pak javë më parë. 

Tv Klan