Agjenti imobiliar: Shtëpive në Tiranë do u bjerë vlera nga mbiprodhimi, do rriten taksat
Shkurt 27, 2024
Agjenti imobiliar Armand Shkëmbi, i ftuar këtë të martë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, u shpreh se vlera e shtëpive do bjerë nga mbiprodhimi. Ai tregoi se në Tiranë ka 52 mijë shtëpi bosh dhe ndërkohë janë duke u ndërtuar 10 mijë të tjera. Kjo sipas tij, do të sjellë edhe një rritje taksash nga qeveria. Armand Shkëmbi: Në Tiranë, para 1 muaji, u publikuar lajmi që në Tiranë ne kemi 52 mijë shtëpi bosh. Pra një pjesë e mirë e shtëpive të Tiranës janë bërë si shtëpi plazhi. Po të shikoni komplekset natën, janë diku tek 50 për qind e dritave ndezur, nga ora 9 apo 10 e darkës, gjysma tjetër...