Gjergj Marku ndan një “Shije Shtëpie” në Tv Klan një pjesë të historisë së Mirditës pas ardhjes në pushtet të regjimit komunist. Anëtari i AIDSSH thotë se fillimisht familja e tij ishte përkrahëse e tij, por më pas u kthye në kundërshtare të pushtetit. Marku tregon se pati një masakër për të mbjellë terror duke ekzekutuar 14 persona me influencë.

Gjergj Marku: Në këtë kohë për të ushtruar gjenocid, ata mblodhën familjarët dhe bënë ekzekutimin e tyre më 17 gusht,  pas vrasjes  së Bardhok Bibës. Forma e marrjes, ti vjen, shkon e zëmë te Beleshi për të marrë atë që duhet të merrte dhe i merr vëllain, meqë nuk qenke ti, hajde ti me ne dhe marrin vëllain, e ekzekutojnë. Raste të shpërndara gjeografikisht në gjithë territorin që presioni të jetë i lidhur aty ku zhvillohej, të ndikojë në çdo vend, në çdo zonë, në çdo bajrak. Mblodhën 14, nga këta 14 për një kohë nga data 9-12 u bënë të gjitha, u grumbulluan, u gjykuan, parlamenti vendosi mos faljen e dënimit të tyre…

Katerina Trungu: Ishin 14 anëtarë po thoni?

Gjergj Marku: Jo, ata ishin marrë në të gjithë zonën, me zgjedhje, për të ushtruar presion në opinionin publik.

Aida Baro: Njerëz që duhet të kenë pasur një lloj zëri.

Gjergj Marku: Kishin influencë në të gjithë krahinën se në qoftë se ikën Gjergji fjala vjen, çfarë do bëjmë ne të tjerët, ky ishte përkthimi.

Admirina Peçi: Ndodhte gjithmonë për të krijuar terror.

Gjergj Marku: Në këtë terror, pasi u grumbulluan dhe kjo veprimtari merre me mend se si mund të gjykohen 30 vetë dhe 14 dënohen për 4 ditë dhe faljen nuk ia jep presidiumi popullor, por thotë vazhdojmë, dilni mes jush, e keni vendosur ju. Ata merren dhe ekzekutohen në drekë më 17 gusht në prani të të gjithë asaj administrate publike ku brenda në administratë ishte edhe kryetari i atëhershëm i Komitetit Ekzekutiv që ishte Mhill Doçi i cili me shembullin e tij, aty kishte togë pushkatimi, s’kishte nevojë që ky të nxirrte pistoletën e të thoshte fala filanin dhe vret ata duke qenë se ata fizikisht ishin pa ngrënë, pa ujë dhe pesha e njëri-tjetrit i tërhiqte në gropë edhe për së gjalli, binte i pari, tërhiqte të dytin, të tretin e deri të dhjetin.

Familja e Markut u internua në kampin e Tepelenës. Të gjithë pjesëtarët që ndodheshin në shtëpi u morën pa u lejuar të paketonin diçka me vete. Ata u dërguan në Tepelenë, por arritën që më vonë të riktheheshin në Mirditë./tvklan.al