Biseda e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan është ndalur në Shqipërinë e pasluftës dhe me ardhjen e regjimit të diktaturës në pushtet. Gjergj Marku, anëtar i AIDSSH thotë se partia u përpoq ta impononte me doemos pushtetin e saj, përmes të gjitha formave. Marku tregon një rast se si një i ri vetëm 23 vjeç ishte kthyer në një xhelat të pamëshirshëm që i shërbente sistemit.

Gjergj Marku: Po them për në Mirditë, nga vitet 1947-1952 ka qenë një shef komisariati me origjinë nga Berati i cili ishte ditëlindja 1944, por ai ishte 23 vjeç. Ky ka qenë një përbindësh në tejkalim të çdo mase, të një individi i cili kishte të gjitha llojet e kompetencave në dorë.

Katerina Trungu: 23 vjeç?

Gjergj Marku: 23 vjeç. Në qoftë se ne bëjmë një studim më të thelluar, të gjitha vrasjet e kryetarëve të këshillave që kanë ndodhur çdo të shtunë, ishin periodike këto që shkonte për t’u marrë armët qytetarëve, ai në fund të takimit që të kishte sa më shumë njerëz në momentin që mbaronte mesha te kisha dhe mund të ishin 200 vetë 250 vetë dhe këta kur dilnin ky i grumbullonte njerëzit aty dhe aty bënte ekzekutimin, natyrisht për të ushtruar presion dhe frikë mbi të gjithë njerëzit./tvklan.al