Në një bisedë për famën, personazhet e njohur dhe lajmet rozë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, gazetari Andi Vrapi la të kuptohej përmes një reagimi se jeta e të famshmëve shqiptarë nuk është ajo që reklamojnë. Ai shpjegoi se personazhet publikë e përjetojnë ndryshe famën dhe jo gjtihnjë pozitivisht. Nga ndërveprimet e tij me ta, gazetari ka kuptuar se disa prej tyre rezervohen për shkak të reagimit që mund të marrin në rrjetet sociale.
Aldo: Si ndikon fama e internetit në situatat e jetës reale nga personazhet që ti ke hasur, që ti kalon nëpër duar?
Andi Vrapi: Ka personazhe që i ka lënë me trauma.
Aldo: Seriozisht?
Andi Vrapi: Po, po. I ka lënë me trauma në fakt, pra kanë frikë të bëjnë një gjë se do ua postojnë portalet, do ia marrin do ia bëjnë lajm, do e qarkullojnë në Tik Tok, do e qarkullojnë në Instagram. Por ka të tjerë pastaj që ia kanë parë hajrin./tvklan.al