Koreografi mbarëbotëror, Daniel Ezralow ka zhvilluar këtë të hënë një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan. I ftuar së bashku me Klaudia Pepën, Ezralow ka treguar më shumë detaje rreth projekteve dhe bashkëpunimeve që kanë në të ardhmen me artisten shqiptare që e çon atë kudo nëpër botë.
Blendi Fevziu: Daniel po ju pyes nëse Klaudia mund të ketë një karrierë ndërkombëtare përveç Italisë?
Daniel Ezralow: Sipas meje po! Ne fakt kemi folur mbi një projekt, nuk mund të thuhet asgjë për momentin akoma, por Klaudia më ka treguar një ide dhe mendova se do të ishte diçka e bukur dhe tani që i kemi më të shpeshta bisedat tona, kuptohet që ka shumë njohuri, është shumë inteligjente dhe përveç bukurisë dhe talentit, ka një propozim shumë të bukur për publikun… prandaj po mendon për një projekt, një spektakël që…
Blendi Fevziu: Që e çon jashtë kontinentit…
Daniel Ezralow: Po, po në Amerikë, kudo… Në Amerikë, Japoni kudo.
Blendi Fevziu: Në nivel ndërkombëtar.
Daniel Ezralow: Dhe në atë pikë Klaudia për mendimin tim ka një potencial, e shoh menjëherë. Në fakt ditën e parë që e pashë, bëmë një program televiziv, e pashë menjëherë, gjithë ata balerinë kur papritur oh Klaudia, edhe kamera e fiksoi menjëherë si me magnet.
Blendi Fevziu: U fokusua tek ajo.
Daniel Ezralow: Po menjëherë, dhe kjo kuptohet lehtë kur bën filma. Unë kam bërë me Ron Hauord “Grincin”, kur shihet Xhim Kerri, sytë fokusohen menjëherë tek ai, nuk shihet askush tjetër përreth. Kështu e pa Klaudian. Të shohim tani, sapo kemi filluar, por jemi në rrugë të mbarë./tvklan.al