Rezultatet negative, Roma merr vendimin për trajnerin Juric
Nëntor 5, 2024
Ivan Juric nuk do të shkarkohet nga drejtimi i Romës, të paktën për momentin. Drejtuesit e klubit verdhekuq, pas një mbledhje këtë të martë, vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin me teknikun 49-vjeçar, pavarësisht rezultateve të dobëta. Humbja 3-2 ndaj Hellas Verona, shtoi zërat për një shkarkim të mundshëm të kroatit, i cili pak javë më parë mori vendin e Daniele De Rossi-t. Megjithatë, drejtuesit i kanë dhënë edhe një shans të fundit, me Juric që duhet të ndryshojë situatën ose në të kundërt, shkarkimi është i pashmangshëm. Në 11 javë kampionat në Serie A, Roma renditet në vendin e 12-të me 13...