Probleme me aparaturat e votimit dhe softuerin në ‘Ditën e Zgjedhjeve’ në dy konte në shtetin e Pensilvanisë.

Bordi i Zgjedhjeve ka konfirmuar problemet në kontetë Cambria dhe Bedford, të cilat karakterizohen për mbështetjen republikane, raporton ‘NY Post’.

Sipas zyrtarëve, probleme pati në procesin e skanimit të votave, ku ish-presidenti Trump fitoi 4 vite më parë respektivisht me përqindjet 68% dhe 83%.

Zyrtarët kanë kërkuar që të zgjasin procesin e votimit me dy orë, deri në orën 22:00 për të kompensuar kohën e humbur si pasojë e problemit dhe të sigurojnë që të gjitha votat të numërohen, referuar peticionit të depozituar në gjykatën e Kontesë te Cambria-s.

Pensilvania konsiderohet si shteti më i rëndësishëm, ku mbështetja për të dy kandidatët Trumpt dhe zv/presidentin Harris është e dyzuar. Të dy kandidatët bënë fushatën e tyre në qytetin kryesor të Cambria-s, Johnstown.

Klan News