Moti i keq përfshin shtetet e lëkundura gjatë procesit të zgjedhjeve në SHBA. Sipas CNN, kjo mund të ndikoje në uljen e pjesëmarrjes në votimet e sotme. Texasi lindor është zona më e goditur nga shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta, që mund të shtrihen me pas edhe në Minnesota, Wisconsin dhe Michigan e deri në jug të Lousianës.

Në zgjedhjet e mëparshme, përkeqësimi i kushteve atmosferike shoqëruar me rrebeshe shiu ndikoi lehtësisht në pjesëmarrjen në votime.

Sipas Storm Prediction Center parashikimet flasin për mot të paqëndrueshëm kryesisht ne Wisconsin, ku pritet një stuhi në pjesën më të madhe të shtetit.

Klan News