Berisha: Gjykata Kushtetuese u bë pjesë e grushtit të shtetit
Nëntor 22, 2024
Një ditë pas vendimit të dhënë ndaj tij nga togat e zeza të Kushtetueses, Sali Berisha shënjestroi gjyqtarët, duke i akuzuar si të përfshirë në grusht shteti me urdhër të Kryeministrit Rama. “Gjykata Kushtetuese me vendimin saj dje, u bë pjesë e grushtit të shtetit, e grabitjes së pushtetit të parlamentit nga mercenarë, gjykatës me 4 mbiemra, me Enchro Chat, Sky ECC etj. Kjo Gjykatë ka thënë dje se është shkelur kushtetuta, a kishte të drejtë Sali Berisha të zbatonte një vendim antikushtetues? Jo, por këta s’kanë ligj e moral. Aty thotë është shkel parimi i proporcionalitetit, ku kanë...