4 policët e arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore me dyshimet se shpërdoruan detyrën duke mos kryer shoqërimin e personave të gjetur në vendin e ngjarjes pas atentatit me 4 të vrarë në Dobraç, u liruan nga Gjykata e Shkodrës.

Masa ndaj tyre u zbut nga “Arrest në burg” në “Detyrim për t’u paraqitur” dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit”. Gjithashtu ata do të qëndrojnë të pezulluar nga detyra në sektorin e “Shqiponjave” deri në një vendim të Gjykatës për këtë çështje.

AMP nisi hetimet pas publikimit të kësaj videoje ku në vendin ku ndodhi vrasja pak momente pas atentatit shfaqet një person i tretë i gjakosur, i cili dyshohet se ndodhej në makinë me viktimat.

Ky person ishte në vendngjarje derisa mbërritën efektivët e parë siç duket dhe në këtë foto, por asnjë prej punonjësve të policisë nuk e ka ndaluar atë. 

Edhe pse pati dyshime se ky person është Ibrahim Lici, nga autoritetet nuk është bërë e ditur zyrtarisht nëse është ai apo nëse ka qenë në të njëjtin mjet me Hamza Licin e Arlind Bushatin, të vrarë në atentat.

Masat e Gjykatës së Shkodrës:

Blerim Kurmetaj – “Detyrim për t’u paraqitur” dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit”

Viktor Logu – “Detyrim për t’u paraqitur” dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit”

Juljan Sterkaj – “Detyrim për t’u paraqitur” dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit”

Marte Martini –  “Detyrim për t’u paraqitur” dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit”


Tv Klan