Vendimi nga Këshilli Evropian i Pagesave që Mali i Zi dhe Shqipëria t’i bashkohen hapësirës gjeografike të Zonës Unike të Pagesave në Euro është mirëpritur nga Komisioni Evropian. Ky vendim komsiderohet nga Brukseli si një hap përpara në rrugën e tyre të integrimit evropian, duke bërë që Tirana dhe Podgorica të konsiderohen si vendet e para më pranë procesit të zgjerimit. Ky, thuhet nga ekipi i Ursula Von Der Leyen është një shembull praktik i ndikimit të Planit të Rritjes, një nismë e BE-së për të përshpejtuar integrimin socio-ekonomik të Ballkanit Perëndimor në BE.
Shqipërisë dhe Malit të Zi i jepet në ketë mënyrë qasje progresive në zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së. Si rezultat i vendimit të Këshillit Evropian të Pagesave, ofruesit e shërbimeve të pagesave të këtyre dy vendeve do të kenë mundësi të përfitojne uljen e kostos së transaksioneve bankare.
Kjo hap çel udhën për lehtësimin e transfertave financiare në Euro edhe nëpërmjet një projekti të financuar në kuadër të instrumentit IPA dhe të zbatuar nga Banka Botërore, do të vazhdojë të mbështesë përgatitjen e ofruesve të shërbimeve të pagesave të Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Këshilli Evropian i Pagesave është një shoqatë ndërkombëtare e pavarur dhe jofitimprurëse, e përbërë nga 81 anëtarë që janë ofrues të shërbimeve të pagesave qe u krijua në vitin 2002 nga industria bankare evropiane për zhvillimin e instrumente evropiane për pagesat elektronike në Euro. Sot në Këshillin Evropian i Pagesave marrin pjesë rreth 4.000 banka dhe ofrues të tjerë të shërbimeve të pagesave.
Që atëherë, këto skema, lehtësojnë çdo vit mbi 50 miliardë transaksione në 36 vende.
Tv Klan