Urdhri për ndalimin dhe arrestimin e 3 zyrtarëve të policisë së Vlorës i ka ardhur SHÇBA -së një ditë me vonesë. Ky është pretendimi i zv/ministrit të Punëve të Brendshme, Julian Hodaj, i cili nga studio e emisionit “Byroja Politike” në ABC News deklaroi se urdhëri iu ka ardhur nga prokuroria pa adresa të sakta të banimit të dy prej oficerëve të policisë.
“Aktet e prokurorisë janë të datës 21. Kanë mbërritur për njoftim te SHÇBA-ja në datë 22 në orën 10:30 dhe në 22:00 në mbrëmje ka dalë lajmi në media që këta të dy priteshin të arrestoheshin”.
Krahas urdhër – ndalimeve, sipas Hodajt ishin dhe tre urdhëra për kontroll banese, por sipas tij, informacioni u dekonspirua.
“
Të gjithë këto urdhrat dhe masa e arrestit ishin pa adresa.
SHÇBA-ja i gjeti adresat. I mbajti nën vëzhgim adresat dhe në bashkëpunim me prokurorinë u konkurdua që në fillim do të bëhej kapja dhe pastaj kontrolli. Identifikimi, kapja dhe më pas kontrolli. Në momentin që lajmi u dekonspirua më pas në media, u procedua me kontrollin dhe nuk u gjetën personat që kërkoheshin”.
Një ditë pas kallëzimit për dekonspirim, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi se tre ish – punonjësit e policisë nuk kanë qenë në vëzhgim nga policia.
“Në momentin që është vënë në dijeni, atëherë ka filluar procesi i mbikëqyrjes nga p
olicia. Përpara këtij fakti nuk ka pasur dijeni policia, ose më saktë nuk i është lënë kjo detyrë policisë. Çfarë ka ndodhur më përpara duhet të pyesni Prokurorinë, se kë ka pasur nën vëzhgim, jo Ministrinë”.
Ish – Drejtori i Policisë Vlorë, Jaeld Çela, ish – Shefi i Krimit të Organizuar në Vlorë, Gjergj Kohila dhe ish – Shefi i Kufirit në Dhërmi, Sokol Bode janë shpallur në kërkim pas urdhër – ndalimeve dhe arresteve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, të dyshuar si të përfshirë në trafikun e drogës me Habilajt.
KLAN PLUS