Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi dy masat e sigurimit “arrest në burg” për Laert Haxhiun. Masat e parë është për atë që njihet si “masakra e Lushnjes” e ndodhur në 2017 ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Për këtë ngjarje Haxhiu në shkallë të parë është dënuar me burgim të përjetshëm. Masa e dytë e sigurimit është dhënë për deklarimet e Artan Tafanit i penduar i drejtësisë i cili e lidh 32-vjeçarin me disja vrasje.

Në seancë avokati i Laert Haxhiut, Detar Hysi ka theksuar se dëshmia e Tafanit nuk duhet të merret përbazë pasi nuk është e vërtet. Ndërsa Haxhiu ka pretenduar se nuk e njeh Artan Tafanin. Ai u ekstradua nga Greqia ku u arrestua dhe u mor në dorëzim nga autoritet shqipare në kufi.

Klan News