Laert Haxhiu ka kërkuar në seancën e parë në apel, që prokurorja Doloreza Musabelliu të tërhiqet nga procesi. Avokati Detar Hysi deklaroi se përfaqësuesja e SPAK është në konflikt interesi për shkak të dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Artan Tafani, i cili pretendoi se Haxhiu kishte planifikuar vrasjen e prokurores.
Laert haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë, që e dënoi me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjes. Në seancë përveç prokurores Musabelli, ishte për herë të parë dhe Altin Dumani, ndërsa në gjyqi u ndoq nga babai i Laert Haxhiut.
Seanca u shty për shkak se mungonte një nga gjyqtarët, Ingert Pëllumbi dhe u vendos që seanca e radhës të zhvillohet më 9 Tetor. Laert Haxhiu u ekstradua nga Greqia më 3 Korrik.
Masakra e Lushnjes ndodhi në 11 Tetor të vitit 2017. Nga breshëria e plumbave mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha ndërsa u plagosën dy të tjerë. Gjykata e Posacme e shkallës së parë dënoi me burgim të përjetshëm në mungesë Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin. Objektiv ishte nipi i Aldo Bares, i cili i shpëtoi plumbave.
Klan News