Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas vendimit të Krimeve të Rënda të cilat kërkuan masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin. Në një status në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se vendimi nuk komentohet, por thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur.

Statusi në Facebook

“Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur, transparent e me integritet të plotë kushtetues e profesional, duke garantuar drejtësi jashtë çdo influence politike, mediatike a diplomatike”,

shkruan kreu i qeverisë Rama.

/tvklan.al