Krimi i tij i parë daton në vitin 1997, kur qyteti i Lushnjës u bë skena e një vrasje makabre mes grupeve rivale.

Për pak muaj u mor vesh se Alfred Shkurti kishte mbledhur rreth vetes plot djem të rinj dhe se i gjithë qyteti ishte nën urdhrat e tij.

Selia e tyre ishte ngjitur me komisariatin e qytetit dhe godina e tyre u vetëquajt “Komisariati numër 2”. Krimet e tij nisin me vrasjet mes bandave rivale. Janë mbi 20 vrasje.

Laura Totraku: “Aldo Bare dhe organizata e tij kriminale akuzohen dhe për vrasjen dhe dekapitetimin të shtetasit Artur Daja në qytetin e Lushnjes, vrasjen në qendër të qytetit e shtetasit shqiptaro maqedonas Xhevat Demiri, të vrasjes për shkak të cilësive të veçanta mbetur në tentativë të shefit të komisariatit të policisë Lushnje Sinan Meta, për vendosjen e bombës eksplozive me telekomandë në stadiumin e futbollit të qytetit të Lushnjës, për vrasjen në vitin 2000 të inspektorit të policisë kriminale Klejdi Bano,  për vendosjen në vitin 2001 të eksplozivit në banesën e inspektorit të policisë së rendit Idriz Shuli, për4 vrasjen në janar të vitit 2005 të Klodian Haxhiut, për vendosjen në mars të vitit 2005 të eksplozivit në banesën e një punonjësi policie në rrugën Don Bosko në Tiranë. Për vendosjen e minës me telekomandë në makinën e ish drejtorit të Policisë Kriminale Xhavit Shala, për vrasjen në vitin 2005 të biznesmenit Baki Taullau si dhe disa vepra të tjera penale të cilat janë në hetim. Për vrasjen e ish kryetarit të SHIK-ut të rrethit të rrethit Lushnje Bashkim Shkurti, për vrasjen e ish nën kryetarit të bashkisë të qytetit Lushnje Dago Voshtima, vrasje këto të kryera në vitin 1998.”

Aldo Bare nuk ka qenë asnjëherë i arrestuar në Shqipëri dhe pse krimet e tij kanë qenë nga më të rëndat. Ai do të përgjigjet para drejtësisë shqiptare, për herë të parë, 11 vjet nga nisja së aktivitetit kriminal. /tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani