Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është arrestuar mëngjesin e sotëm për llogari të Prokurorisë së Posaçme. Për arrestimin e ish-ministrit reaguan para seancës së Kuvendit edhe disa deputetë të Partisë Socialiste. Socialistë nuk u zgjatën shumë në fjalën e tyre dhe shumë prej tyre mbajtën të njëjtin qëndrim që vendimet e drejtësisë nuk komentohen.
Toni Gogu: Jemi në Kuvendin e Shqipërisë, ne bëjmë ligje. Komentet për arrestimet shkoni tek organet ligjzbatuese.
Anila Denaj: Do kem komente aty brenda, jo këtu jashtë Parlamentit.
Elisa Spiropali: Ç’ështe ky ngut, ç’është ky zell, gjithë kjo kënaqësi që keni për të vënë mikrofonat për një çështje që do sqarohet nga drejtësia jo nga ne.
Ulsi Manja: Nuk pyeten politikanët për çështjet e drejtësisë. Drejtësia ka punën e vet.
Mirela Kumbaro: Drejtësia bën punën e vet.
Deputeti Erion Braçe u ndal më gjatë, duke thënë se reforma në drejtësi u krijua pikërisht për të hetuar zyrtarët që abuzojnë me ligjin, por nga ana tjetër, Braçe përmendi edhe faktin se drejtësia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, pasi ende nuk ka përgjegjës për viktimat e “21 Janarit” dhe “Gërdecit”.
Erion Braçe: Reforma në drejtësi për këtë u bë, për të mbajt përgjegjës zyrtarët që abuzojnë me ligjin. Ajo që unë dua të them është që t’jus jell në mendje faktin që ende s’ka asnjë përgjegjës për 21 Janarin ku janë vrarë njerëz, nuk janë vjedhur lekë, s’ka përgjegjës për Gërdecin ku janë vrarë njerëz. PS duhet të mbajë një përgjegjësi morale, po e mban përgjegjësinë. Jma i bindur që në momentin që paraqitemi para një gare elektorale, secili duhet të marrë kosto. PS është e angazhuar në një proces të thellë reformimi akoma dhe më të madh brenda saj, qeverisjes dhe legjislacionit që të adresojë problematikën e madhe të korrupsionin.
/tvklan.al