Partia Demokratike ka mbajtur këtë pasdite një mbledhje Kryesie, në nisje të së cilës e mori fjalën Kryedemokrati Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij, ish-Kryeministri Sali Berisha e ka quajtur arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta “një akt terrorist”.

Pas arrestimit të Metës, sipas Berishës, qëndron Kryeministri Edi Rama për të cilin thotë ka bërë gjithçka që ta shkatërrojë ish-Presidentin dhe partinë që ai drejton, PL-në. 

Më tej, Berisha thotë se arrestimi i Metës sot ishte i paralajmëruar në mënyrë të përsëritur nga Kryeministri Rama teksa shton se u zgjodh momenti për të mbuluar se ish-deputeti socialist, Cyrbja, ishte një kriminel i sponsorizuar.

Sali Berisha: Kjo mbledhje kryesie e thirrur ditë më parë mblidhet sot në një moment, në një ditë, në të cilën regjimi, narko-regjimi i Edi Ramës kreu një akt terrorist të vërtet. Rrëmbeu në mes të rrugës, tërhoqi zvarrë dhe goditi me urdhër të Edi Ramës, ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Parlamentit, kryetarin e partisë së dytë më të madhe opozitare, z.Ilir Meta, e gjitha kjo si përson nën hetim.

Edi Rama, me këtë akt prej burracaku, prej frikacaku dëshmoi se në shpirtin e tij nuk ka asnjë dallim nga i ati xhelat që i tmerruar nga vargjet e Havzi Nelës firmoste varjen e tij në litar si kundërshtar politik. Të nxjerrësh një bandë me uniformë, të rrëmbejnë, të zvarrisin, të godasin njërin nga personalitetet me karrierë më të gjatë politike, i cili në rininë e tij bëri aq sa kishte mundësi për një orientim europian të partisë së krimit. Në periudha tjera, veçanërisht gjatë luftës në Kosovë dha kontribut thelbësor në përballimin e krizës, qendroi në detyrën e presidentit në mbrojtje të Kushtetutës dhe pluralizmit.

Edi Rama ka bërë gjithçka që të shkatërrojë Ilir Metën dhe partinë e tij që themeloi. Ai ka përdorur standartet më të ulëtat morale të individit. Ai ka përdorur makinacionet me bandat vrastare. Ai përdori mercenarët e Skapit me qëllimin e vetëm, të zhdukë Partinë e Lirisë.

Sot, unë u them të gjithë atyre që kanë votuar Ilir Metën nga viti ’92 gjer sot, se kjo që ndodhi sot me Ilir Metën, ndodhi vetëm për shkak të besimit të tyre ndaj tij, ndaj qendrimeve të tij dhe urrejtjes së papërmbajtur të një njeriu, edhe njëherë të standarteve më të ulëta morale, njerëzore në politikën shqiptare, Edi Ramës.

Kjo që ndodhi sot, ishte e paralajmëruar në mënyrë të përsëritur nga vet Edi Rama. Dhe momenti u zgjodh për të mbuluar në një mënyrë, ose në një tjetër zbulimin se numri 2 në listën e Durrësit, Jurgis Çyrbja, i vendosur fill pas të parit në gjini ishte një kriminel i sponsorizuar nga jëra nga dy shtëpitë më të rrezikshme të mafiozëve të Durrësit dhe të të gjithë Shqipërisë, Avdylajt.

Ishte një kriminel që fshihte, mbronte, strehonte një xhelat, një kasap të vërtet, që ndau në pjesë trupin e Jan Prengës, të rrëmbyer nga banda e Çyrbjes dhe Edi Ramës. Çyrbja, që është fytyra e vërtet e Edi Ramës, u dëshmon shqiptarëve se ata që vrasin njerëz, ata që copëtojnë trupa njerëz ata kanë si strehë pushtetin aktual.

Por dua të them këtu edhe njëherë, se më shumë se Çyrbja është Taulant Balla. Ështrë ky kriminel që Altin Hajrat që i vendosën Lulzim Kullës tritolin që i vendosën për ta ekzekutuar në mes të ditës në mes të qytetit, vrapoi t’i lironte me Vat Stakën, dhe i liroi. Njëri është ministër, tjetri është anëtar i KLP-së.

Çyrbja është vërtet fytyra e kësaj partie, por më e zezë se kjo fytyrë është vet Edi Rama, i cili në bisedat e tij me SKY/ECC, Encrochat dëshmon se është një bashkëpunëtor kryesor me organizatat më të rrezikshme të Europës dhe të botës.

Në këto përmasa është Olsi Rama, një kriminel tjetër, eksponent kryesor i bandës ‘Hakmarrja për drejtësi’, klanit shqiptaro-kolumbian të Xibrakës.


/tvklan.al