Lajme Arkiva 2003

Skandal në radhët e ushtrisë shqiptare. Gjashtë ushtarë të repartit ushtarak të Bishtit të Pallës dhe tre civil janë prangosur nga policia e Durrësit për përdhunimin e një vajzë 16 vjeçare.

Ata janë ushtarët Elvis Kaçuli, Agush Hakani, Florian Brozi, Gjergj Shtema, Siad Llukani dhe Robert Shahini. Janë ndaluar edhe trafikantët Eduard Hersi nga Durrësi, Ilir Berbuqi dhe Renato Mane nga Pogradeci.

E mitura e shfrytëzuar si prostitutë në qytetin  e Prizrenit në Kosovë ku është ndaluar dhe sjellë në Durrës nga policia e UMNIK-ut, më pas ajo ka bërë denoncimin.

Lidhur me këtë ngjarje ka kërkuar ndjesë publike shefi i shtabit të përgjithshëm i forcave tona të armatosuram gjeneral Pëllumb Qazimi:

“Disa marinarë, ushtarë të mobilizuar në Mars të këtij viti, pra të vitit 2003 dhe që kryejnë shërbimin ushtarak në bazën detare, ose në distriktin e dytë detar Durrës, janë përfshirë në hetim nga prokuroria e Durrësit, për pjesëmarrje të mundshme në përdhunimin e një vajze të mitur. Për momentin hetimet janë ende në fazën përgatitore, por në cilësinë e shefit të shtabit të Forcave të Armatosura jam ngarkuar të kërkoj ndjesë publike, për ta tepër të rëndë dhe të paprecedentë ku dyshohet edhe implikimi i disa marinarëve. Dua ti kërkoj një ndjesë të thellë viktimës, familjes së saj dhe gjithë qytetarëve shqiptarë. Që në momentin e parë ne jemi vënë në dispozicion  të organit të akuzës dhe i kem afruar asaj bashkëpunimin tonë maksimal në zbardhjen e të vërtetës”.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë do të thotë se komandanti i distriktit të parë detar në Durrës, kapiteni i rangut të parë Vladimir Bajrami, është pezulluar nga detyra. Po ashtu është dhënë urdhër të pezullohen të gjitha veprimtaritë e distriktit të parë detar.

Vajza me origjinë nga Vlora pasi kishte qëndruar dy muaj e izoluar në repartin ushtarak të Bishtit të Pallës në Durrës, ku dyshohet se është përdhunuar rregullisht nga ushtarët, është shfrytëzuar si prostitutë në Korçë dhe në Pogradec.

Më pas me ndihmën e dy trafikantëve kosovarë, ajo është dërguar në Prizren. Burimet policore bëjnë të ditur se janë identifikuar edhe dy shtetasit kosovar dhe po punohet me policinë e UMNIK-ut për ndalimin e tyre./tvklan.al