Oficerë të Zyrës Qendrore të Emigracionit në Angli kanë arrestuar dy shqiptarë që punonin në një lavazh në Ebley Road, të martën në mëngjes.
Oficerët, të cilët ishin të shoqëruar nga policia lokale, arrestuan dy shtetas shqiptarë të dyshuar për shkelje të rregullave të emigracionit rreth orës 11:30.
Oficerët po vepronin pas informacioneve që kishin marrë se dy të rinj të moshës 23 dhe 35 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kishin hyrë ilegalisht në Mbretëri të Bashkuar.
“Ekipet tona të oficerëve specializohen në identifikimin e shkelësve të emigracionit dhe punës së paligjshme dhe në mënyrë të përsëritur kryejnë operacione të tilla si kjo.
Puna e paligjshme nuk është e padëmshme, ajo i nënvleftëson punëdhënësit e ndershëm, disfavorizon punëkërkuesit e ligjshëm nga mundësitë e punësimit dhe gjithashtu buxhetin publik”,
tha njëri prej përgjegjësve të Zyrës Qendrore.
Sipas
Stroud News,
operacioni, i cili u mbështet nga policia e Stroud, çoi në arrestimin e dy personave në pritje të largimit të mundshëm nga vendi.
Çdo biznes që kapet me një staf të punësuar që nuk ka të drejtë të punojë në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë përgjegjës për një gjobë civile deri në 20,000 paund për çdo punëtor të paligjshëm.
Punëdhënësi do të jetë përgjegjës nëse ata nuk mund të vërtetojnë se janë kryer kontrolle të duhura për dokumentacionin e duhur, si për shembull kontrollimi i pasaportës ose të dhënat në Zyrën Qendrore që konfirmojnë lejen për të punuar.
Hetimi mbi biznesin ku u arrestuan shqiparët vijon./tvklan.al