Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar i cili kërcënonte dhe përndiqte nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar në Krrabë.

Efektivët e policisë thonë se e kryen aksionin për kapjen e Ardit Ballës pas njoftimit se ai kërcënonte nxënësit e shkollës.

“Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja në afërsi të shkollës, e shtetasit A. B., 42 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet mjeti prerës (thikë), me të cilin kërcënonte disa nxënës të kësaj shkolle. Ky shtetas, me anë të mjetit prerës (thikë), rrugës për në shkollë, kanoste dhe përndiqte  disa nxënës nga klasa e 9-të deri në klasën e 12-të të shkollës në Krrabë”, njoftoi policia.

Ndaj 42-vjeçarit rëndojnë dy akuza, “Kanosja” dhe “Përndjekja”./tvklan.al