Lajme Arkiva 2003

Arrestohet Kastriot Dybeku i vetëquajturi Gaxhai i Beratit. Bashkë me të është arrestuar edhe Gazmend Hoxha 31 vjeç dhe Xhuljeta Hysenllari 23 -vjeçe. Që të tre akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.

Denoncimi i 16-vjeçares nga Korça e cila shfrytëzohej prej kohësh nga Dybeku në motelet e Beratit dhe të Kuçovës ka çuar në prangosjen e grupit.

Arrestimi i tyre është bërë në Kuçovë rreth orës 15:30 minuta pas një vendimi të gjykatës së Beratit që kishte vendosur burg pa afat për të akuzuarit.

Kastriot dybeku është i dënuar edhe njëherë më parë nga gjykata për trafik vajzash për qëllime prostitucioni me një vit burg./tvklan.al